Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR MBAJTJEN E KRYESIMIT

Drenica ruan kreun me fitore ndaj Rahovecit

Drenica ruan kreun me fitore ndaj Rahovecit


25 September, 2024 @20:36

Me golat e shënuara në pjesë të parë të ndeshjes, Drenica ka siguruar tre pikët e radhës, të nevojshme për të ruajtur kreun e tabelës në Grupin A të Ligë së Parë sot.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Megzon Visoka kanë shënuar fitore ndaj ekipit të Rahovecit si mysafir, ndërsa vendasit nuk kishin forcë për të marrë së paku barazimin në pjesë të dytë kur shënuan, por vetëm zbutën humbjen, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes: Rahoveci - Drenica 1-2 [n.n. 75’ - Altin Sylejmani 33’, Shpresim Zogu 45’].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Drenica në krye ka 14 pikë nga gjashtë xhirot e para të stinorit dhe është me një pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Vëllaznimi. Ndërkaq Rahoveci pas kësaj xhiroje qëndron në pozitë të tetë, me 4 pikë nga 6 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë