Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITEN NË RENDITJE

Vëllaznimi përmbys Rilindjen 1974 dhe forcohet në renditje

Foto: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi përmbys Rilindjen 1974 dhe forcohet në renditje


25 September, 2024 @22:29

Vëllaznimi i drejtuar nga Leotrim Krasniqi ka arritur të shënojë fitoren e katërt sezonale sot, ndërsa këtë e ka arritur me përmbysje, duke fituar ndeshjen ndaj Rilindjes 1974 në pjesë të dytë, pasi që në pjesën e parë vendasit ishin në epërsi.

Fillimi i shpejtë dhe me gola i pjesës së dytë i dha krahë Vëllaznimit të cilët fituan ndeshjen me rezultat përfundimtar: Rilindja 1974 - Vëllaznimi 1-3 [Sunaj Hasan 23’ - Rron Rogova 46’, Lion Cahani 51’, Nikson Memaj 57’].

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Me fitore, Vëllaznimi u forcua në pozitën e dytë, duke shfrytëzuar barazimin befasues të Trepçës në përballjen e tyre me Istogun, që bëri ekipin gjakovar të arrijë pozitën e dytë - më të lartën me pikëdallim këtë stinor pas gjashtë xhirove.

Vëllaznimi kështu mbyllë xhiron e gjashtë me 13 pikë, një më pak se liderja Drenica, ndërsa Rilindja 1974 pësoi humbjen e tretë sezonale dhe mbyllë xhiron në pozitë të gjashtë me 9 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë