Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E TRETË, I LA PA TRAJNER!

Edhe një trajner largohet nga detyra në Ligë të Parë

Foto: KFKika/ fb

Edhe një trajner largohet nga detyra në Ligë të Parë


27 September, 2024 @11:57

Pas humbjes së pësuar në mesjavë, edhe Kika ka mbetur pa kryetrajner. Ekipi nga Hogoshti i Kamenicës ka bërë të ditur mbrëmë se kryetrajneri i deritashëm i tyre, Sallah Sherifi ka dhënë dorëheqje pas humbjes nga Ramiz Sadiku në mesjavë.

Kika është mposhtur 2-0 nga Ramiz Sadiku në Prishtinë të mërkurën. Ekipi është në pozitë të tetë të renditjes tabelare në Ligë të Parë - Grupi B, ndërsa pas gjashtë xhirove të para të stinorit ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke mbledhë në total 5 pikë.

Kika këtë fundjavë pret lideren e Grupit B, Prishtinën e Re, që nuk ka humbur ende asnjë pikë këtë stinor dhe është në formë të jashtëzakonshme.

“Klubi i Futbollit Kika njofton se pasë humbjes së djeshme ndaj Ramiz Sadikut, trajneri ynë, z. Sallah Sherifi, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i ekipit të parë.
Klubi ynë ka aprovuar kërkesen e tijë për dorëheqje.
Z. Sherifi ka shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm gjatë kohës së tij në klub, dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës.
Ne vlerësojmë kontributin e tij në zhvillimin e ekipit dhe mbështetjen e tij ndaj lojtarëve dhe stafit.
KF Kika i uron z. Sherifi suksese të mëtejshme në karrierën e tij dhe e falënderon për angazhimin dhe përpjekjet e tij në drejtimin e klubit.
Klubi është duke shqyrtuar opsionet për trajnerin e ri dhe do të informojë publikun në kohën e duhur për hapat e ardhshëm.” ka bërë të ditur njoftimi i KF Kika.

Në ndërkohë, Kika pritet të njoftojë se cili trajner do të merr timonin e ekipit për pjesën e mbetur të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë