Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOT NË KRYEQYTET!

Flamurtari emëron trajnerin e ri

Flamurtari emëron trajnerin e ri


26 September, 2024 @11:28

Pas ndarjes së rrugëve me Faruk Statovcin, që nisi stinorin me 5 ndeshje dhe 5 humbje, Flamurtari në xhiron e shkuar u drejtua nga Gramoz Emini. Klubi prishtinas përsëri regjistroi humbje, ndërsa tash është i fundit në renditjen tabelare dhe ka mbetur pa pikë, me 6 humbje radhazi.

Pak më parë, ekipi kuqezi nga Prishtina ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin që do të merr drejtimin e ekipit deri në fund të stinorit 2024/25. Ai është trajneri Erdin Hashani, që ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe e Vjosës më parë në Ligë të Parë.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

“Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.” ka bërë të ditur ndër të tjera ekipi i Flamurtarit.

Hashani pritet të debutojë te Flamurtari këtë fundjavë, ndërsa ekipi në fjalë pret në derbin lokal të kryeqyteti skuadrën e Ramiz Sadikut. Detyra primare e Hashanit do të jetë të shpëtojë stinorin e Flamurtarit në Ligë të Parë këtë stinor, ndërsa më pas do të bëhen bisedimet për planet për stinorin që vjen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë