Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E INDUSTRIALISTËVE

Ramiz Sadiku merr fitoren e dytë radhazi në shtëpi

Ramiz Sadiku merr fitoren e dytë radhazi në shtëpi


25 September, 2024 @23:16

Ekipi i Alban Dragushës, Ramiz Sadiku ka arritur fitoren e dytë me radhë në shtëpi, pasi që sot ka arritur të mposhtë Kikën e Hogoshtit me rezultat 2-0 (n.n. 11’, 84’). Ekipi prishtinas ka arritur kështu fitoren e dytë sezonale dhe me këtë fitore ka arritur në kuotën e tetë pikëve pas gjashtë xhirove të para të stinorit në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, duke mbyllur atë në pozitë të pestë. Kika në anën tjetër ka regjistruar humbjen e tretë sezonale dhe tashmë punët po vështirësohen për ekipin e drejtuar nga Sallah Sherifi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë