Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELEKTRICISTËT FITOJNË

Pas dy xhirosh, KEK-u i kthehet fitores

Pas dy xhirosh, KEK-u i kthehet fitores


29 September, 2024 @22:54

KEK-u ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, duke i mposhtur fqinjtë e Fushë Kosovës në “Agron Rama” të Obiliqit sot. Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, pjesa e dytë ka dhënë atrakcion, ndërsa KEK-u ka arritur të shënojë fitoren e parë pas dy xhirosh, për të regjistruar të tretën fitore sezonale.

Fushë Kosova në anën tjetër, që sot nisi misionin për shpëtim nën drejtimin debutues të Emin Bajramit, nuk ka arritur më shumë, posaçërisht pasi arritën barazimin dhe pak para fundit të ndeshjes pranuan golin, që doli të jetë fatal për ekipin sot.

KEK

TABELA AKTUALE

KEK - Fushë Kosova 2-1 [Rinor Tovërlani 64’, Bler Thaçi 85’ - Rinor Shabani 69’].

Pas shtatë ndeshjesh, KEK-u është i pesti në renditjen me 11 pikë kurse Fushë Kosova e nënta me 4.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë