Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTATË GOLA!

Ramiz Sadiku triumfon ndaj Flamurtarit në goleadë

Fotot: KFRamizSadiku/ fb

Ramiz Sadiku triumfon ndaj Flamurtarit në goleadë


29 September, 2024 @22:47

Shtatë gola janë parë sot në Prishtinë, ndërsa Ramiz Sadiku ka mposhtur Flamurtarin 2-5, në ndeshjen ku te ekipi kuqezi i Prishtinës debutoi trajneri i ri i ekipit Erdin Hashani.

Ramiz Sadiku është treguar shumë më konkret në sulmet e krijuara dhe ka shënuar pesë herë në portën kundërshtare për të mos rrezikuar asnjëherë trepikëshin. Fitorja bën që Ramiz Sadiku i drejtuar nga Alban Dragusha të jetë aktualisht i katërti në renditje, me 11 pikë nga shtatë ndeshje, ndërsa Flamurtari ka punë për të bërë në vazhdim, pasi që mbetet në zero pikë edhe pas shtatë xhirove dhe i fundit në renditjen tabelare të Ligë së Parë - Grupi B.

Flamurtari - Ramiz Sadiku 2-5 [n.n. - Drin Bajraktari 12’, Rion Rushiti 22’, 38’, Eurent Krasniqi 44’, Adonis Pervetica 69’]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë