Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DY HUMBJEVE...

Rinor Jahmurataj vendimtar, Besa Peja mposhtë Rahovecin

Foto: FCBesaPeja/ fb

Rinor Jahmurataj vendimtar, Besa Peja mposhtë Rahovecin


29 September, 2024 @22:10

E gjithë ndeshja dukej se do të kalonte pa gola të shënuar. Pjesa e parë nuk solli fare gola, e ashtu dukej që do të shkonte edhe tërë pjesa e dytë. Mirëpo, kur kishin mbetur edhe 2 minuta për të mbaruar koha e rregullt e takimit në skenë ka dalë Rinor Jahmurataj, që me golin e tij ka sjellë fitoren e rëndësishme për Besa Pejën sot, për t’ia sjellë tre pikë: Besa Peja - Rahoveci 1-0 [Rinor Jahmurataj 88’].

Fitorja për Besa Pejën ka ardhur pas dy humbjeve me radhë dhe ka qenë mjaft e nevojshme për këndellje të ekipit.

TABELA AKTUALE

Fitorja, e tretë këtë stinor, ka bërë që Besa Peja të mbyll xhiron në pozitë të shtatë me 9 pikë të fituara, kurse Rahoveci mbetet në 4 pikë edhe pas 7 xhirosh, duke regjistruar humbjen e pestë sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë