Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E THELLË E VJOSËS

Vjosa i shkakton humbjen më të thellë të stinorit Vushtrrisë

Foto: FCVjosa/ fb

Vjosa i shkakton humbjen më të thellë të stinorit Vushtrrisë


30 September, 2024 @20:10

Vjosa ka arritur të shënojë një fitore befasisht të lehtë ndaj Vushtrrisë sot, në përballjen e vetme të mbetur për tu luajtur sot në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B. Ekipi shtimjan, që po drejtohet nga dyshja Meriton Baftiu dhe Përparim Livoreka i ka shkaktuar humbjen më të thellë Armend Dallkut, prej se ky mori drejtimin e Vushtrrisë këtë verë.

Vjosa - Vushtrria 4-1 [Ideal Ademaj 8’, 21’, Albion Shurdhiqi 59’, Leonard Shala 82’ - n.n. 88’].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Vjosa në vend të katërt të arrijë në 12 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e treta, pa arritur të kalojë në vend të dytë (me fitore potenciale sot), me 13 pikë. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë