Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA YOUTH LEAGUE

2 Korriku fiton përsëri dhe siguron kualifikimin tutje

Fotot: 2korriku.com

2 Korriku fiton përsëri dhe siguron kualifikimin tutje


2 October, 2024 @16:42

Ekipi i të rinjëve të 2 Korrikut, U19, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bylisit të Shqipërisë për të siguruar kalimin në fazën e dytë të UEFA Youth League.

Ekipi prishtinas ka shënuar fitore me rezultat të njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, ndërsa edhe golashënuesit kanë qenë të njëjtit.

Haris Isufi dhe Rin Ahmeti kanë shënuar për fitoren 2-1 të prishtinasve ndaj ballshiotëve, për: 2 Korriku - Bylis 2-1 [Haris Isufi 61’, Rin Ahmeti 78’ - Chidera Nwaneri 75’]. Kështu, me rezultat të përgjithshëm 4-2, verdhekaltërit shkojnë tutje në raundin kualifikues.

Derisa 2 Korriku pret të njohë kundërshtarin e radhës, datat e raundit të dytë kualifikues janë 23 tetor ndeshja e parë, kurse ajo e kthimit më 6 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë