Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DY NDESHJEVE PA FITORE!

Kenan Orana kthen Dinamon te fitoret

Foto: FCDinamo/ fb

Kenan Orana kthen Dinamon te fitoret


5 October, 2024 @22:20

Sulmuesi Kenan Orana është treguar vendimtar sot, derisa Dinamo e Ferizajit ka shënuar fitore në Prishtinë ndaj Ramiz Sadikut për të marrë tre pikët e para pas dy ndeshjeve pa fitore!

Ekipi ferizajas i drejtuar nga Burim Qerkini me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë ka fituar ndeshjen, ndërsa Ramush Ramadani asistoi për Oranën që shënoi golin e vetëm të takimit në ndeshjen ku, Ramiz Sadiku u mposht 0-1 nga Dinamoja [Kenan Orana 49’].

TABELA AKTUALE

Me fitore, Dinamoja ka përforcuar pozitën e dytë karshi ndjekësve, ndërsa pas 8 ndeshjeve të luajtura në Grupin B të Ligës së Parë ka 17 pikë dhe i është afruar kryesueses Prishtina e Re në 4 pikë. Ramiz Sadiku i drejtuar nga Alban Dragusha ndërkaq, ka regjistruar humbjen e tretë të stinorit dhe sot qëndron në pozitën e pestë të tabelës me 11 pikë nga 8 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë