Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË!

Fitorja ndaj Rilindjes 1974 ngrit Trepçën në pozitën e dytë

Fotot: KFTrepca/ fb

Fitorja ndaj Rilindjes 1974 ngrit Trepçën në pozitën e dytë


5 October, 2024 @22:12

Me dy gola të shënuara në pjesë të dytë, Trepça ka vazhduar ritmin e fitoreve në të dytën me radhë në Ligë të Parë - Grupi A, pasi që sot mposhti Rilindjen 1974 të Pejës.

Ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi ka fituar ndeshjen 2-0 me anë të golave të shënuara nga Endrit Emini dhe Kamohelu Hoala, ku ky i fundit shënoi golin e dytë të stinorit, në fitoren me rezultat: Trepça - Rilindja 1974 2-0 [Endrit Emini 62’, Kamohelu Hoala 72’].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e pestë sezonale e Trepçës, në ndeshjen hapëse të xhiros së tetë të grupit përkatës në Ligë të Parë. Mitrovicasit me këtë fitore sot kanë kaluar në pozitë të dytë të renditjes dhe janë barazuar me pikë me kryesuesin, KF Drenica.

Rilindja 1974 tash ka 5 humbje, ndërsa me 9 pikë është në pozitë të shtatë të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë