Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA NDAHET ME TRAJNERIN!

Zyrtare: Granit Begolli largohet nga Liria

Zyrtare: Granit Begolli largohet nga Liria


7 October, 2024 @14:15

Edhe një trajner nga Liga e Parë ka dhënë dorëheqje. Kësaj radhe fjala është për trajnerin e Lirisë, Granit Begollin, që sipas njoftimit të klubit ka ofruar dorëheqjen, të cilën e ka miratuar klubi!

Liria nuk ka nisur aspak mirë stinorin në Ligë të Parë - Grupi A, përkundër premtimeve për një stinor ku mëtohej rikthimi i shpejtë në Superligë. Prizrenasit pas tetë xhirove të para të stinorit në këtë grup të Ligës së Parë kanë rënë në pozitë të gjashtë të renditjes me 11 pikë nga 8 ndeshje.

TABELA AKTUALE

Liria ka 3 humbje dhe është 8 pikë larg liderit, Vëllaznimi! Barazimi me Istogun dje është treguar të jetë fatal për Begollin, që nuk arriti të ketë sukses as në tentimin e tij të dytë me Lirinë! Ai ishte trajner njashtu kur Liria tentoi për herë të parë Superligën dhe dështoi në barazh!

Derisa është pushimi 10 ditor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kuadër të Ligës së Kombeve, Liria pritet të bisedojë me trajnerët potencialë dhe të kërkojë ringritjen e skuadrës, edhe pse me lojërat e treguar deri tash - nuk është se ekipi premton shumë në krahasim me skuadrat tjera që janë në pjesën e epërme të renditjes tabelare.

“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij.
Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish.”
- ka shkruar Liria në njoftimin e publikuar sot.

Granit Begolli

Ndërkaq, vetë Begolli ka falenderuar qytetin ku punoi me një shkrim në Facebook.:

“Faleminderit Prizren,
Liria dhe Prizreni për mua gjithmonë do të jenë shtëpia ime e dytë. Faleminderit për çdo ditë që kaluam sëbashku. Erdha me dëshirën më të madhe për të bërë më mirë, por nganjëherë nuk shkon ashtu siç e mendon fillimisht. Për të mirën e klubit kam vendos që të largohem, t’i jap mundësi dikujt tjetër që të bëjë më mirë në këto kushte.
Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderim i veçantë shkon për tifozët “Arpagjikt”, të cilët nga ndeshja e parë na kanë përkrah maksimalisht, futbollistët që kanë dhë në gjithçka nga vetja për të marrë rezultate, dhe për fund, por jo nga rëndësia, falënderojë personin që më qëndroi shumë afër gjatë kësaj kohe, drejtorin sportiv, Valon Bytyqi. Klubit të Lirisë ia urojë më të mirat e shpresojë shumë që në fund t’i arrijnë objektivat e të rikthehen sa më shpejtë në Superligë. Faleminderit!”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë