Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN TRAJNERI I RI

Rilindja 1974 zyrtarizon Faruk Statovcin trajner

Foto: KFRilindja1974/fb

Rilindja 1974 zyrtarizon Faruk Statovcin trajner


9 October, 2024 @21:09

Skuadra e Rilindjes 1974 nga Peja ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit të tyre për pjesën e mbetur të edicionit të Ligës së Parë. Ekipi pejan ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin Faruk Statovci, që deri para dy jave drejtonte Flamurtarin e Prishtinës.

Me Flamurtarin, Statovci nuk arriti asnjë fitore në gjashtë xhirot e para të stinorit në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B. Tash Statovci, merr drejtimin e Rilindjes 1974 në Ligë të Parë - Grupi A, pasi që ekipi në fjalë u nda me trajnerin e deritashëm të tyre pas humbjes nga Trepça, Miftar Rama.

TABELA AKTUALE

“Klubi i Futbollit Rlindja 1974 mirëpret sot me entuziazëm trajnerin e ri, z. Faruk Statovci. Ky emërim përbën një hap të rëndësishëm për klubin, i cili synon të forcojë pozitën e tij në ligë dhe të sjellë një frymë të re në ekip.” - ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit në fjalë.

Më tej klubi në fjalë ka shtuar se është i bindur që me Statovcin timonier do të bëj hapa përpara drejt arritjes së objektivave.

Në tetë xhirot e para të stinorit, Rilindja 1974 ka arritur 3 fitore dhe 5 disfata. Ekipi ka mbledhur 9 pikë, ndërsa është në pozitë të shtatë të Ligës së Parë - Grupi A. Statovci pritet të debutojë me ekipin e ri të tij në ndeshje ndaj Lirisë së Prizrenit, që gjithashtu ka ndërruar trajner, në fundjavën e mes-tetorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë