Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS

Besa Peja mposhti Trepçën’89 dhe u ngrit në renditje

Fotot: FCBesaPeja/ fb

Besa Peja mposhti Trepçën’89 dhe u ngrit në renditje


6 October, 2024 @23:38

Në terren të vështirë të lojë në “Riza Lushtën” e rënduar nga shiu, Besa Peja ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Ligë të Parë - Grupi A. Kjo ka qenë fitorja e tretë e arritur si mysafir për ekipin e ri pejan, që pas fuzionimit me Phoenixin mori vendin e tyre në Ligë të Parë.

Trepça’89 - Besa Peja 1-3 [nn. 38’ - Jakob Tarasenko 3’, Rinor Jahmurataj 14’, Granit Kelmendi 90’+3].

Me këtë fitore, Besa Peja është ngritur në tabelë, duke e kaluar Lirinë në renditje dhe mbyllë xhiron në pozitë të pestë duke e kapur me pikë edhe Trepçën’89, që është në pozitë të katërt. Trepça’89 e katërta në renditje ka 12 pikë, sa ka edhe Besa Peja tash në të pestën, ndërsa goldallimi ua përcakton këtë renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë