Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - RAHOVECI

Nga një gol për barazim, Istogu e Rahoveci ndajnë pikët

Foto: FC Istogu / FB

Nga një gol për barazim, Istogu e Rahoveci ndajnë pikët


19 October, 2024 @15:07

Pa fitues është mbyllur dueli i sotëm mes Istogut dhe Rahovecit në Ligën e Parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa më interesante ishte pjesa e dytë.

Elsaid Xhilaj i Rahovecit shënoi i pari për 0-1 në minutën e 51’, e pastaj barazoi i zakonshmi Enis Miranaj i vendasve (60’).

RENDITJA TABELARE

Në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe skuadrat u detyruan t’i ndajnë pikët.

Istogu xhiron tjetër luan me Trepçën ‘89, e Rahoveci i shkon Rilindjës 1974.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë