Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MITROVICASVE

Trepça’89 ndalë liderin!

Foto: FCTrepca89/ fb

Trepça’89 ndalë liderin!


20 October, 2024 @21:41

Pas dy humbjeve, Trepça’89 i është kthyer fitores në Ligë të Parë - Grupi A dhe atë duke e mposhtur liderin në formë të këtij grupi, Vëllaznimin. Fitorja e mitrovicasve të drejtuar nga Xhengis Rexhepi ka ardhur si mysafir ndaj gjakovarëve, me golin e shënuar nga futbollisti anësor i majtë, Albin Kapra: Vëllaznimi-Trepça’89 [Albin Kapra 43’].

Në pjesë të dytë, përkundër insistimit ekipi gjakovar nuk ka arritur të barazojë rezultatin dhe në fund është dashur të pajtohet me humbjen e dytë kampionale dhe tashmë i rrezikohet edhe kreu i tabelës.

‘89-shi me fitoren e pestë sezonale mbyll xhiron e nëntë dhe ciklin e parë të ndeshjeve në këtë grup të Ligës së Parë me 15 pikë në pozitë të katërt. Ndërkaq, Vëllaznimi për momentin derisa të luhet edhe dueli Drenica-Trepça, është i pari me 19 pikë nga 9 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë