Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I TRAJNERËVE DEBUTUES!

Faruk Statovci e nis me fitore misionin te Rilindja 1974

Foto: KFRilindja1974/ fb

Faruk Statovci e nis me fitore misionin te Rilindja 1974


20 October, 2024 @21:42

Skuadra e Rilindjes 1974 ka shënuar fitore në ditën kur trajneri i ri i ekipit Faruk Statovci debutoi në bankë të ekipit. Pejanët kanë shënuar fitore minimale por mjaft të rëndësishme ndaj Lirisë së Prizrenit në “Shahin Haxhiislami”.

Një krosim jo fortë i rrezikshëm në dukje nga Art Bojku nga e majta, hyri në zonë të rreptësisë së Lirisë ngadalë, ndërsa reagimi shumë i ngathët i mbrojtjes së prizrenasve pa të vetmuar Labinot Jetullahun që shënoi për fitore: Rilindja 1974 - Liria [Labinot Jetullahu 7’].

TABELA AKTUALE

Te Liria në këtë ndeshje debutoi trajneri i ri i ekipit, Bledar Devolli. Sigurisht, jo në mënyrën që e ka kërkuar ai, të cilin tashmë e pret një punë e madhe me ekipin bardhezi.

Përndryshe, me përfundimin e xhiros së nëntë, ciklit të parë të ndeshjeve në Ligë të Parë - Grupi A, Rilindja 1974 gjendet në pozitë të gjashtë me 12 pikë, ndërsa Liria bie në të shtatën me 11 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë