Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RADHISIN FITORET

E treta me radhë për Besa Pejën

Fotot: FCBesaPeja/ fb

E treta me radhë për Besa Pejën


20 October, 2024 @21:51

Besa Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A, pasi që mposhti Mitrovicën në kuadër të xhiros së nëntë të grupit.

Sipas informatave të deritashme, mysafirët kanë pasur epërsinë në pjesë të parë të ndeshjes, kurse në pjesë të dytë vendasit kanë arritur përmbysjen për të fituar ndeshjen: Besa Peja - Mitrovica 2-1 [81’, 85’ - 18’].

Fitorja bën që Besa Peja të mbyllë ciklin e parë të dueleve në pozitë të pestë të renditjes me 15 pikë nga 9 ndeshje, ndërkaq Mitrovica është e fundit në tabelë, me vetëm 4 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë