Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTIMJANËT TRIUMFOJNË NË PJESË TË DYTË

Vjosa fiton, Kika humb për të tretën herë radhazi në shtëpi

Fotot: FCVjosa/ fb & KFKika/ fb

Vjosa fiton, Kika humb për të tretën herë radhazi në shtëpi


20 October, 2024 @22:09

Skuadra e Kikës nuk ka arritur të bëj më shumë ndaj Vjosës të dielën në Hogosht, derisa ekipi ka pësuar për të tretën herë radhazi në shtëpi duke regjistruar humbjen e pestë sezonale, Kika - Vjosa 1-2 [Gentian Binishi 12’ - Leonard Shala 29’, Çlirim Berisha 74’].

KF Vjosa

Kika mori epërsinë përmes Gentian Binishit, që u asistua nga Omer Shemsiu. Por, mysafirët shpejtë barazuan me Leonard Shalën për të shkuar në pushim pjesëlojësh me barazim. E në pjesë të dytë një moment vendosi fituesin, kur pas asistimit të Riad Murselit, Çlirim Berisha shënoi në atë që doli të jetë goli i fitores së ekipit nga Shtimja.

TABELA AKTUALE

Cikli i parë i ndeshjeve të Ligës së Parë - Grupi B përfundoi sot, ndërsa Vjosa mbyllë atë në pozitë të pestë me 15 pikë nga 9 ndeshje. Kika mbetet e parafundit, e nënta, me 6 pikë nga 9 ndeshje.

Kika vs. Vjosa


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë