Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES NË DERBI!

Barazim në Obiliq

Fotot: FCVushtrria & FC KEK/ fb

Barazim në Obiliq


20 October, 2024 @22:12

Një duel interesant i ekipeve të pjesës së lartë të tabelës në Ligën e Parë - Grupi B ka përfunduar me barazim të dielën në “Agron Rama” të Obilqiit.

“Elektricistët” vendas edhe pse morën epërsinë shpejtë në ndeshje përmes Arbnor Shalës, nuk kanë arritur ta ruajnë atë për më gjatë, pasi që mysafirët vushtrrias shënuan me Drilon Fazliun e dalluar për të barazuar në pjesë të parë, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i ndeshjes: KEK - Vushtrria [Arbnor Shala 7’ - Drilon Fazliu 27’].

Përfundimi i ciklit të parë të ndeshjeve në Ligën e Parë - Grupi B e gjen KEK-un në pozitë të katërt me 15 pikë, ndërsa Vushtrrinë në të tretin vend me 17 pikë. Të dyja skuadrat në vazhdim do të mundohen të konkurrojnë për dy pozitat e para që hapin rrugë për Superligë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë