Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMA SHKARKON TRAJNERIN

Pa asnjë fitore këtë stinor, Roma shkarkon Daniele de Rossin

Foto: ASRoma/ fb

Pa asnjë fitore këtë stinor, Roma shkarkon Daniele de Rossin


18 September, 2024 @11:02

Katër xhiro kaluan në Serie A këtë stinor, ndërsa AS Roma që nuk arriti të sigurojë asnjë fitore në 2024/25. Me tre barazime dhe një humbje dhe pozitën e 16-të në renditjen tabelare kreysia e Romës vendosi që të shkarkojë kryetrajnerin e saj.

Daniele De Rossi që erdhi në janar të këtij viti në krye të ekipit për të zëvendësuar Jose Mourinhon në detyrë, vazhdoi marrëveshjen me klubin edhe për këtë stinor, por rezultatet bënë që ekipi të reagojë duke thënë “ka qenë vendimi i detyrueshëm duke parë ecurinë e rezultateve në fillim të stinorit.”

Ish mesfushori i Romës, De Rossi 41 vjeç kishte nisur punën te Roma në mënyrë shumë të mirë, ku ekipi i giallorossëve në 11 ndeshjet e para me të në krye pësoi vetëm një herë, e ekipi mori 26 nga 33 pikët e mundshme në Serie A.

Roma gjithashtu arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ku u eliminua nga Bayer i Leverkusenit. Në ndërkohë, Roma do të kërkojë të gjej trajnerin e ri, pasi që siç shkroi komunikata e klubit, “do t’i ipet kohë trajnerit të ri për të futur ekipin në binarë gjatë këtij stinori.”


 
Të gjitha lajmet nga Serie A