Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAGA E NIGERIANIT, DREJT PËRFUNDIMIT

Kthesë te Osimhen! Ateron në Stamboll për tu bërë lojtar i Galatasarayit

Foto: NTVSpor

Kthesë te Osimhen! Ateron në Stamboll për tu bërë lojtar i Galatasarayit


3 September, 2024 @10:39

Interesimi i madh nga disa ekipe evropiane, veçanërisht Chelsea, mos arritja e shitjes me shumën që Napoli kërkonte, mos dëshira e lojtarit për shkuar në Arabinë Saudite që i jepte Napolit milionat. Të gjitha këto bisedime, spekulime e interesime ranë në ujë, derisa në mëngjesin e hershëm sot, sulmuesi nigerian i Napolit Victor Osimhen ateroi në Stamboll për tu bërë lojtar i Galatasarayit.

Kampioni aktual i Turqisë është pranë sigurimit të shërbimeve të lojtarit 25 vjeçar që luajti rol kyq në titullin kampion të napolitanëve në stinorin 2022/23. Osimhen dha 76 gola në 133 ndeshje për Napolin. Në stinorin e titullit kampion, ai dha 26 gola. Në të kaluarin pësoi rënie në formë, duke shënuar 15.

Kur Osimhen nuk pranoi të shkonte në Arabi Saudite te Al-Ahli, kryetari i Napolit nuk e konsideroi fare për ekip për shkak të refuzimit të lojtarit për tu kryer transferi që i sillte përfitime Napolit. E gjetja urgjente u bë shpejt, me një huazim një-sezonal te Galatasaray.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A