Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUAZIMI

Alexis Saelemaekers kalon te Roma

Foto: ASRoma/ fb

Alexis Saelemaekers kalon te Roma


31 August, 2024 @6:48

Mesfushori belg Alexis Saelemaekers është lojtar i ri i Romës, pasi që këta të fundit arritën marrëveshje huazimi sezonal me Milanin. Në fakt Roma dhe Milan negocionin për të bërë një marrëveshje ndërrimi lojtarësh ku romakët do t’i jepnin Abrahamin milanezëve, ndërsa këta Saelemaekersin romakëve.

Por ky lloj i marrëveshjes nuk arriti ujdi dhe ekipet shkuan në dakordim për huazim të lojtarëve te njëri-tjetri! Roma ia ka dhënë fanellën me numrin 56 Saelemaekersit. Për belgun, ky do të jetë stinori i dytë si huazim, pas atij të kaluar te Bologna.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A