Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAMMY ABRAHAM, BËHET ROSSONER

Milan zyrtarizoi sulmuesin e Romës

Milan zyrtarizoi sulmuesin e Romës


31 August, 2024 @6:17

AC Milan ka zyrtarizuar dje huazimin e sulmuesit të Anglisë nga Roma, Tammy Abraham. Ish sulmuesi i Chelseat është huazuar nga Roma te Milan për stinorin aktual, me opcion blerjeje verën e ardhshme.

Rossonerët kanë bërë të ditur se Abraham do të veshë fanellën me numër 90 të ekipit. Ai mund të luajë përballjen e fundjavës ku Milan është mysafir i Lazios në “Olimpico”.

Ky është stinori i katërt i Abrahamit në Serie A, ku nisi karrierën me 17 gola në 37 ndeshje, por në stinorët në vazhdim dha vetëm 8 gola në 38 paraqitje. Në stinorin e kaluar ai lëndoi ligamentin kryqëzor, që ia pamundësoi atij të luante në më shumë sesa 8 ndeshje gjatë gjithë stinorit 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A