Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI NË "SAN SIRO"

Milan zyrtarizon brazilianin Emerson

Fotot: ACMilan/ fb

Milan zyrtarizon brazilianin Emerson


12 August, 2024 @19:34

Mbrojtësi brazilian që në stinorin e kaluar luajti te Tottenham Hotspur në Premier Ligë, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Milanit në Serie A. Italianët kanë kryer marrëveshjen javën e kaluar, ndërsa Athletic raportoi se klubet ranë dakord për shumën e transferit prej 15 milionë eurove + 3 milionë tjera si bonuse.

Mbrojtësi i djathtë ka regjistruar 101 paraqitje për ekipin nga Londra prej se arriti aty nga Barcelona në gusht të vitit 2021. Futbollisti 25 vjeçar ka edhe 10 paraqitje për Brazilin, ndërsa me Milanin ka nënshkruar kontratë 4+1 vjeçare.

Emerson Royal

Në muajin e kaluar Tottenham kishte refuzuar ofertën prej 10 milionë eurove të rossonerëve. Ndërsa për shërbimet e Emerson Royalit, interesim shprehën edhe Borussia Dortmund dhe disa klube nga Arabia Saudite. Milan do të nis stinorin e ri në shtëpi në përballjen e së shtunës që vjen, kur pret Torinon e Mërgim Vojvodës në “San Siro”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League