Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMENTON LARGIMIN E BELGUT

Pep: De Bruyne nuk po shkon askund

Pep: De Bruyne nuk po shkon askund


23 July, 2024 @7:47

Trajneri kampion, Josep Guardiola, në pohimet se njëri ndër mesfushorët më të mirë të viteve të kaluara në Premier Ligë Kevin de Bruyne po largohet nga ekipi, ka dhënë më në fund një përgjigje konkrete.

Mesfushori belg që ka 17 trofe të fituar te Manchester City bashkë me Pep Guardiolën, po përfolet për një kalim të mundshëm në ligën e Arabisë Saudite. Mirëpo, 33 vjeçari që ka edhe 1.5 vjet kontratë me Cityn ende nuk larguar përkundër ofertave joshëse nga vendi aziatik.

“Kevin nuk po shkon askund,” ka thënë Guardiola para miqësores me Celticun. “Nëse dikush do të shkojë, do të duhet të bisedojmë shumë gjatë. Nuk po mohoj që mund të kemi risi në ekip, mirëpo 85, 90 apo 95% e ekipit do të jetë e njëjtë edhe për këtë stinor.”

Manchester City në katër stinorët e fundit është kampion i pakontestueshëm në Premier Ligë të Anglisë, që konsiderohet si liga më e fortë e futbollit në botë momentalisht.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League