PAS EUROs
Gareth Southgate dorëhiqet nga detyra
16 July, 2024 @11:04
Gareth Southgate është dorëhequr nga pozita e përzgjedhësit të Anglisë, pas disfatës së pësuar në finale të EURO 2024 nga Spanja më 14 korrik. Anglezi, që dërgoi Anglinë në dy finalet e fundit të EUROs, që më parë kurrë në histori Anglia nuk i kishte arritur pas 102 ndeshjeve në detyrë si selektor, ka dërguar mesazhin e tij se nuk do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e tij.
Duke e përfunduar letrën me Falemnderit Angli - për gjithçka, Southgate i ka dhënë fund misionit të tij me Anglinë, duke i hap dyert tash për Federatën që të përzgjedh e të emërojë një selektor tjetër në muajin e ardhshëm, pasi që në shtator veçse fillon Liga e Kombeve 2024/25.