LA FURIA ROJA NË FINALE
Spanja finaliste, drejt rekord titullit
9 July, 2024 @23:12
Ekipi i vetëm në EURO me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje. Ekipi i vetëm që nuk kalkuloi asnjëherë për të dalë nga loja e vetë, është finalisti i parë i KE “Gjermania 2024”. Spanja është finalistja e parë e evropianit, pasi që mposhti Francën në gjysmëfinale me një përmbysje të shpejtë brenda pjesës së parë, për të fituar duelin 2-1 [Yamal 21’, Olmo 25’ - Kolo Muani 8’].
Pas golit të hershëm të ardhur nga Kolo Muani për Francën, që shënoi me kokë pas asistimit të Mbappes nga afërsia Lamine Yamal hyri në histori që pos golit të jashtëazkonshëm që shënoi, u bë edhe lojtari më i ri në histori të EURO-ve që shënoi gol, me 3 ditë pa i mbushur 17 vjet!
Edhe një aksion tjetër i menduar mirë, kurse Dani Olmos pasi që pranoi një top nga Rodri dhe me një lëvizje mashtruese në zonë të ngushtë menjanoi mbrojtësit francez shutoi fuqishëm për të shënuar për 2-1, që doli të jetë edhe rezultat i fitores.
Didier Deschamps duke e parë vështirësinë për shënim, përfundimisht futi tre lojtarë ofanzive dhe atë përherë të parë si zëvendësime në kampionat, por loja e Spanjës e drejtuar nga Rodri në qendër me Dani Olmon kreativ ka bërë që “furia roja” në fund të shkojë pa parë ndonjë rrezik serioz nga francezët në finale.
Mbappe kishte vetëm një rast të mirë për të shënuar, por përkundër se u vendos mirë për të shutuar në minutën e 85-të të ndeshjes, shutoi lartë mbi portë - që edhe tha fjalën e fundit për Francën në këtë evropian.
Në finale, më 14 korrik Spanja pret fituesin e përballjes mes Anglisë dhe Holandës, që luhet më 10 korrik me fillim prej orës 21:00. Aty ekipi i Luis de la Fuentes do të kërkojë rekord-titullin evropian - të katërtin.
LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Lamine Yamal - ESP
Shpjegimi i shkurtër: Yamal është diamant i veçantë