"TRE LUANËT" NË GJYSMËFINALE
Pas penalltive, Anglia eliminon Zvicrën
6 July, 2024 @20:48
Edhe çerekfinalja e tretë shkoi në vazhdime sikurse dy të parat, ndërsa kjo vazhdoi edhe te penalltitë, pasi që Anglia e Zvicra nuk gjetën golin e fitores pas 120 minutave për përfundimtaren të vendoset nga penalltitë, me 1-1 (5-3 pas penalltive). Anglia u bë gjysmëfinalistja e tretë e EURO 2024 dhe në Dortmund do të pret fituesin e përballjes Holanda-Turqia.
Pjesa e parë e lojës shkoi baraz pa gola dhe me lojë të matur nga të dyja palët, derisa Anglia dominoi në posedim topi. Mirëpo në pjesë të dytë një mini-devijim në mbrojtje i mjaftoi Breel Embolos t’ia prish saktësinë anglezëve për të shënuar për epërsi (75’).
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate reagoi menjëherë duke futur të rinjtë ofanziv [Palmer, Eze] ]në lojë, ndërsa presioni shpejt dha përgjigje pasi që Bukayo Saka barazoi pas vetëm pesë minutave (80’) me një goditje të bukur me të majtën e tij jashtë zonës.
Raste më të mira kishte Zvicra në vazhdime, ndërsa Xherdan Shaqiri i futur si zëvendësues qëlloi edhe shtyllën nga korneri, që për pak shënoi. Sidoqoftë, goli nuk erdhi pas 120 minutash dhe penalltitë u desht të vendosin.
Ka qenë vetëm Akanji që pa shutin e tij të mbrojtur nga Pickford, derisa të gjithë penallti shutuesit shënuan, për fitoren 5-3 të Anglisë në fund. Palmer, Bellingham, Saka, Toney dhe Alex-Arnold shënuan për anglezët, ndërsa Schar, Shaqiri dhe Amdouni dhanë gola për Zvicrën nga penalltitë.
LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Bukayo Saka - ENG
Shpjegimi i shkurtër: U tregua vendimtar