Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALJA E DYTË

Portugalia-Franca, formacionet e mundshme dhe të dhëna para ndeshjes

Portugalia-Franca, formacionet e mundshme dhe të dhëna para ndeshjes


5 July, 2024 @14:45

Mbrëmja e sontme pritet të sjellë një duel interesant të ekipeve që kanë fituar 1 dhe 2 herë titullin e EUROs, përkatësisht derisa Portugalia që vuajti në të tetën e finales pret Francën që kreu për 90 minuta punë në të tetën e finales.

Portugalia e drejtuar nga Roberto Martinez përkundër kreativitetit të madh në mesfushë nuk po arrin të gjejë lehtë gol, ndërsa Franca po tregohet e çeliktë në mbrojtje me ekipin që ka në dispozicion, derisa ende po pret shpërthimin e superyllit Kylian Mbappe.

Portugalia dhe Franca janë takuar edhe në finalen e EURO 2016, ku portugezët fitojnë për herë të parë titullin e evropianit, duke mposhtur francezët në terren të tyre. Franca trofeun e fundit të EUROs e ka nga koha e Zinedine Zidane-it, në EURO 2000.

SI ARRITËN NÊ ÇEREKFINALE?

Ia nisi vështirë ndaj Çekisë 2-1, por Portugalia kreu punë shpejt ndaj Turqisë për të siguruar vendin e parë në Grupin F dhe për të pushuar lojtarët standard në ndeshjen e humbur ndaj Gjeorgjisë 0-2. Në të tetën e finales vuajtën ndaj Sllovenisë, rrezikuan edhe humbjen para se të vinin penalltitë ku portieri Diogo Costa u bë hero, për t’i mbrojtur krejt penalltitë sllovene për të shkuar tutje me 0-0 (3-0).

Franca fitoi vetëm një ndeshje në grup. Përfundoi Grupin B në vend të dytë, pasi që barazoi 0-0 me Holandën dhe 1-1 me Poloninë në ndeshjen e fundit, derisa në përballjen e parë me autogol mposhti Austrinë 1-0. Në të tetën e finales, duke mos i lënë mundësi të pastra belgëve, arritën golin me autogol për triumf brenda kohës së rregullt 1-0 për të arritur në tetëshen më të mirë të turneut.

11-shet E MUNDSHME:

Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Rúben Dias, Pepe, Nuno Mendes; Palhinha, Vitinha, Bruno Fernandes; Rafael Leão, Ronaldo, Bernardo Silva.
Mungojnë në ndeshjen tjetër nëse marrin kartonë të verdhë: João Cancelo, Ronaldo, Francisco Conceição, João Palhinha, Pedro Neto, Rúben Neves.

Franca: Maignan; Koundé, Saliba, Upamecano, Hernández; Kanté, Tchouameni, Griezmann; Dembélé, Thuram, Mbappé.
I suspenduar: Rabiot.
Mungojnë në ndeshjen tjetër nëse marrin kartonë të verdhë: Dembélé, Griezmann, Mbappé, Tchouameni.

STADIUMI:

Ndeshja fillon në ora 21:00 në qytetin e madh të Hamburgut krejt në Veri të Gjermanisë, që në “Volksparkarena” pret atmosferë të bukur, fituesi i së cilës arrin në katërshen më të mirë të kampionatit dhe siguron ndeshjen me fituesin e duelit gjigand Spanja-Gjermania.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani