Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJA ELIMINON GJEORGJINË, TASH E PRET GJERMANIA

Spanja kalon shokun shpejt, për të siguruar duelin gjigand ndaj nikoqirëve

Fotot: uefa.com

Spanja kalon shokun shpejt, për të siguruar duelin gjigand ndaj nikoqirëve


30 June, 2024 @23:58

Spanja dha shfaqje të mrekullueshme për të siguruar çerekfinalen ndaj organizitorit të EURO 2024, Gjermanisë, pasi që mbijetoi një dridhje të hershme për të kaluar Gjeorgjinë debutuese në të tetën e finales.

Gjeorgjia u lirua disi nga presingu i fortë i spanjollëve, për të befasuar të gjithë në Köln, kur dolën në epërsi pas 18 minutash lojë. Le Normand në tentim për të larguar topin nga sulmuesi, futi topin në rrjetë të vetë pas krosimit të Otar Kakabadzes.

Goli rriti vetëbesimin e gjeorgjianëve, por në anën tjetër thelloi edhe më presingun spanjoll që gjeti golin me mesfushorin qendror Rodri, që nga 16 metra qëlloi këndin e poshtëm të Mamardashvilit me paraqitje të jashtëzakonshme.

REZULTATET, ÇIFTET & ORARI

E në pjesë të dytë, goli i shpejt i Fabian Ruizit, pas disa rasteve të humbura të iberikëve dha sinjalet për shpartallimin e Gjeorgjisë, edhe pse këta aspak nuk u këputën nga loja, derisa Spanja e Luis de la Fuentes shënoi edhe dy (përmes Williamsit, gol të bukur pas driblimit të mbrojtësit dhe Olmos, që vulosi ndeshjen me një mjeshtri nga 16m duke e lënë portierin pa lëvizur) si rrjedhojë e kundërsulmeve për të mbyllur gjithçka me, Spanja - Gjeorgjia 4-1 [Rodri 39’, Fabian Ruiz 51’, Nico Williams 75’, Olmo 83’ - Robin Le Normand 18’ag.].

De La Fuente, që ka fituar Evropianin U21 me Spanjën në vitin 2019, pesë vite më pas po kërkon që me një pjesë të lojtarëve të asaj gjenerate, të fitojë edhe trofeun për seniorët e Spanjës. Detyra e radhës do të jetë e vështirë, ndaj nikoqirit - Gjermanisë. Ndërkaq, sa i përket Gjeorgjisë së ëilly Sagnolit, ata morën të gjitha lëvdatat për lojën e tyre të treguar si debutues në një EURO dhe plotësisht arsyetuan kualifikimin nga grupi i tyre për të siguruar bile edhe të tetën e finales!

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Rodri - ESP
Shpjegimi i shkurtër: Gol elit dhe performancë komplete në mesfushë

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani