GJERMANIA FITON
As breshëri i Dortmundit s’e ndali, Gjermania në çerekfinale
29 June, 2024 @23:36
VAR-i anuloi dy gola. Një të Gjermaisë në fillim të ndeshjes, e më pas një të Danimarkës në fillim të pjesës së dytë, para se të thirrej për një prekje me dorë. Aty Gjermania fitoi penalltinë, të cilën në gol e konvertoi Kai Havertz e që ky gol hapi lojën dhe pastaj Gjermania vulosi fatin e takimit me një top të gjatë, kur Jamal Musiala la pas Joachim Andersenin për të shënuar për përfundimtaren, Gjermania-Danimarka 2-0 [Havertz 53pen., Musiala 68’].
Golat që i anuloi VAR: Nico Schlotterbeck kishte shënuar për Gjermaninë krejt në fillim të ndeshjes, ndërsa Joachim Andersen për Danimarkën në fillim të pjesës së dytë. Gjyqtari ndërpreu për rreth 20 minuta ndeshjen për shkak të shiut të madh që me vetëtima solli edhe breshërin në Dortmund. Ndeshja rifiloi për pjesën e parë pa gola.
Por, ajo u hap me një vendim të VAR-it, kur dyshimi për prekje me dorë i Andersenit doli të jetë i saktë, ndërsa Havertz shënoi për epërsi. Këtu, ndeshja u këput dhe pastaj Gjermania kontrolloi gjithçka, pasi që deri atëherë Danimarka mbahej dhe kërkonte mundësitë përmes hapësirave të “panzerëve”. Danimarka mundësinë më të mirë e kishet me Rasmus Hojlundit, por Manuel Neuer me përvojë e ndali atë, kurse pas golit të dytë, zëvendësuesit e Gjermanisë Niklas Fullkrug e Florian Wirtz në disa raste ranë në ofsajd, për të mos fituar më thellë.
Gjermania, që në EUROn e kaluar u eliminua në të tetën e finales, tashmë i kthehet çerekfinales, ku do ta pret fituesin e duelit Spanja-Gjeorgjia.
LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Antonio Rudiger - GER
Shpjegimi i shkurtër: Kolosal