Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALPET PUSHTOHEN NGA ZVICERANËT

Zvicra e sigurtë, eliminon kampionin e zbehtë të Evropës

Zvicra e sigurtë, eliminon kampionin e zbehtë të Evropës


29 June, 2024 @20:01

Zbehtësia italiane në fushë, u shfaq përsëri sot në të tetën e finales, në ndeshjen e parë të saj në kryeqytetin gjerman, Berlin. E këtë, Zvicra nuk ia fali në asnjë moment “azzurrëve” të cilët me nga një gol për pjesë i eliminoi nga gara për të siguruar çerekfinalen e EURO 2024.

Zvicra me kapiten Granit Xhakën dominoi plotësisht ndeshjen dhe italianët e drejtuar nga Luciano Spalletti asnjëherë nuk arritën të krijojnë rast të rrezikshëm për të shpresuar sadopak për më shumë në këtë duel. Remo Freuler i dha epërsinë zviceranëve 8 minuta pa përfunduar pjesa e parë, kur hyri në zonë për të befasuar mbrojtësit italian dhe shutoi për të marrë epërsinë ekipi i tij, kurse me të nisur pjesa e dytë Ruben Vargas me një gol mjeshtëror, gjeti këndin e epërm të Donnarummës për rezultatin përfundimtar.

REZULTATET, ORARI, ÇIFTET

Në fund, Zvicra - Italia 2-0 [Freuler 37’, Vargas 46’] derisa alpet u pushtuan plotësisht nga helvetët të cilët tash marshojnë në çerekfinale, ndër tetë skuadrat më të mira të Evropës për të kërkuar më shumë nga evropiani. Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin, që u kualifikua në EURO 2024 duke mos arritur ta mposhtë Kosovën në dy ndeshje, në çerekfinale të evropianit pret fituesin e ndeshjes Anglia-Sllovakia. Në EURO 2020 të zhvilluar në vitin 2021 për shkak të pandemisë, Zvicra gjithashtu kishte arritur çerekfinalen, por nuk kishte arritur ta kalonte Spanjën aty pas penalltive. A do t’ia arrijnë kësaj radhe?

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Ruben Vargas - SUI
Shpjegimi i shkurtër: Gol cilësor, asist i mençur

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani