Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS ELIMINIMIT NGA EURO

Gjimshiti: Për më shumë, na mungoi fati

Foto: uefa.com

Gjimshiti: Për më shumë, na mungoi fati


26 June, 2024 @15:17

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, pas përfundimit të EUROs për Shqipërinë ka dalë me një shkrim në llogarinë e tij të Instagramit dhe ka përshkruar emocionet e tij për rrugëtim që bënë kuqezinjtë në evropian.

Ky ka qenë evropiani i dytë pjesëmarrës për Shqipërinë në histori, pas atij të EURO 2016 në Francë, ku morën tre pikë duke e fituar Rumaninë me golin historik të Armando Sadikut. Gjimshiti atëherë nuk ishte ftuar nga selektori Gianni de Biasi për evropian, ndërsa durimi i tij u shpagua nga selektori i radhës, Sylvinho që hapi rrugën për mbrojtësin që të udhëheq ekipin si kapiten në EURO 2024 në Gjermani.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime,” ka shkruar Gjimshiti në llogarinë e tij.

Shqipëria përfundoi e fundit në Grupin B të EURO 2024, ndërsa ishte në grupin “e vdekjes” me tre ekipe nga TOP-10 e renditjes në FIFA, Spanja, Kroacia e Italia.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani