Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJERMANIA BARAZON ME ZVICRËN

Zëvendësuesi Füllkrug në shtesa shënon, Gjermania fiton Grupin A

Zëvendësuesi Füllkrug në shtesa shënon, Gjermania fiton Grupin A


23 June, 2024 @23:37

Në kohën shtesë, zëvendësuesimet e Julian Nagelsmannit i kanë sjellë Gjermanisë golin e barazimit ndaj Zvicrës, për ta mbajtur Gjermaninë në krye dhe për ta fituar Grupin A të EURO 2024.

Ka qenë krahu David Raum që krosoi, ndërsa Niclas Fullkrug ka shënuar me kokë për të barazuar rezultatin 1-1 [Ndoye 28’ - Fullkrug 90’+2] në kohën shtesë të ndeshjes për rezultatin përfundimtar.

REZULTATET, ORARI & TABELA

Gjermania dominoi në pjesë të dytë të ndeshjes, ndërsa rastet nuk gjenin golin. Në anën tjetër Zvicra që kishte marrë epërsinë në pjesë të parë përmes sulmuesit perspetiv Dan Ndoye pati dy raste të mira, kur Ruben Vargas shënoi (VAR anuloi për ofsajd) dhe Granit Xhakës torpedon ia mbrojti Manuel Neuer.

Hedhja në sulm dhe mbulimi i zonës së rreptësisë me mbi 4-5 lojtarë nga gjermanët u tregua vendimtar në fund, ndërsa tash “panzerët” si fitues të Grupit A do të luajnë në të tetën e finales me pozitën e dytë të Grupit C.

Zvicra përfundon grupin në vend të dytë dhe në të tetën e finales do të luajë me pozitën e dytë të Grupit B.

LOJTAR I NDESHJES NGA UEFA: Granit Xhaka - SUI


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani