SKOCIA NË SHTËPI, HUNGARIA MBETET NË SHPRESA
Hungaria në frymë të fundit, mbetet në shpresa
24 June, 2024 @0:01
Hungaria ka shënuar fitore në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Skocisë, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim si vend i tretë nga Grupi A. Për të parë nëse janë kualifikuar, ata do të duhet të presin për të parë se si do të përfundojnë edhe grupet tjera. Skocia - Hungaria 0-1 [Csoboth 90’+10]
Ka qenë një kundërsulm krejt në fund të duelit, kur Skocia me goldallim negativ të përgjithshëm, edhe pse pa raste në ndeshje u hodh krejtësisht në sulm pasi që vetëm fitorja u konvenonte, asistuar nga Roland Sallai Kevin Csoboth shënoi për fitore.
Në përgjithësi, Hungaria e Marco Rossit dominoi me raste dhe mundësi për të shënuar, derisa kishin pesë goditje në kornizë krahas “tartanëve” që asnjëherë s’qëlluan kornizën në ato pak mundësi që kishin. E Csoboth i futur në lojë në minutën e 86-të të ndeshjes solli gëzimin e madh krejt në fund të duelit, për të çuar në delir pjesën e tribunave të hungarezëve që tashmë presin kombinimet e vendeve të treta nga grupet tjera pasi që të përfundojnë ato - për të parë nëse kualifikohen në të tetën e finales.
Skocia, si e fundit nga Grupi A - kthehet sigurt në shtëpi, që sot.
LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Roland Sallai - HUN