Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKËT PA FITORE!

Gjeorgjia merr pikën historike në EURO

Gjeorgjia merr pikën historike në EURO


22 June, 2024 @17:59

Në paraqitjen e parë në një Kampionat Evropian dhe në ndeshjen e dytë të saj, Gjeorgjia e drejtuar nga francezi Willy Sagnol ka marrë pikën e parë dhe historike për vendin, duke barazuar me Çekinë 1-1 [Mikuatadze 45’+4 - Schick 59’].

Zëvendësuesi Saba Lobjanidze ka pasur rast të artë për t’ia dhënë edhe fitoren gjeorgjëve në minutën e fundit të ndeshjes, ekipit më të ulët të ranguar në turneun EURO 2024.

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE

Çekia ka qenë përndryshe shumë më e rrezikshme gjatë ndeshjes dhe përfundimisht në pjesë të dytë shënuan gol pa pasur nevojë për tu kontrolluar kur Patrick Schick shënoi për barazim pak pa përfunduar 30 minutëshi i dytë i lojës. Portieri i Gjeorgjisë më pas siguroi portën duke ndalë Schickun me një mbrojtje të mirë në portë, ku Giorgi Mamardashvili siguroi gjithçka - që edhe në fund ia solli çmimin e lojtarit të ndeshjes. Çekisë në pjesë të parë iu anulua goli nga VAR.

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Giorgi Mamardashvili - GEO

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani