Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UKRAINA FITON ME PËRMBYSJE

Zëvendësuesi Yaremchuk i jep fitoren e parë dhe shpresë Ukrainës

Foto: UEFAEURO2024

Zëvendësuesi Yaremchuk i jep fitoren e parë dhe shpresë Ukrainës


21 June, 2024 @16:52

Përvoja e Roman Yaremchuk ka dalë në shesh, ndërsa zëvendësimi i trajnerit Serhiy Rebrov është treguar vendimtar! Ukraina ka marrë fitoren e parë në EURO 2024 në Grupin E dhe tash do të jetë në garë në përballjen e fundit për të kërkuar kualifikimin tutje në ndeshjen e zjarrtë ndaj Belgjikës!

Përndryshe, Sllovakia ishte e para që shënoi në pjesë të parë përmes Ivan Schranz, por në pjesë të dytë ukrainasit me ngritjen e mbrojtjes më lart, ndalën organizimin e sllovakëve të drejtuar nga Francesco Calzona për të barazuar së pari me Mykola Shaparenkon, para se Yaremchuk të vendos fituesin e ndeshjes, Sllovakia - Ukraina 1-2 [Schranz 17’ - Shaparenko 54’, Yaremchuk 80’]

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE, REZULTATET DHE TABELAT

Pas dy ndeshjeve të grupit përkatës, të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe në përballjet e fundit të tyre do të jenë në luftë me Rumaninë e Belgjikën për të kërkuar kualifikimin tutje.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani