GRUPI F: PORTUGALIA - ÇEKIA
Conceicao thyen rezistencën çeke, Portugalia fiton në fund
18 June, 2024 @23:14
Me mund mjaft të madh dhe me fitore në çastet e fundit ka kaluar ndeshja e parë e Portugalisë në këtë kampionat evropian.
Përfaqësuesja iberike e mposhti 2-1 Çekinë, në një takim të cilin e dominoi totalisht, por megjithatë u detyrua ta fitojë falë një goli në fund.
GRUPET E EURO2024 - TABELAT DHE ORARI
Përkundër dominimit portugez, të parët golin e gjetën çekët përmes futbollistit Provod në minutën e 62’.
Më pas, portugezët i riktheu në lojë autogoli i Hranca (69’), e fitorja erdhi krejt në fund (90+2’) falë golit të zëvendësuesit Conceicao.
Historike ishte ndeshja e mbrëmshme për Cristiano Ronaldon, i cili u bë i pari lojtar që luan në 6 Kampionate Evropiane të ndryshme!
Kështu, Portugalia bashkë me Turqinë i prijnë Grupit F për momentin, duke lënë Çekinë e Gjeorgjinë pa pikë.