Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: ANGLIA - SLLOVENIA

Anglia përsëri zhgënjen, por kalon grupin nga kreu

Anglia përsëri zhgënjen, por kalon grupin nga kreu


25 June, 2024 @23:01

E treta paraqitje me radhë që Anglia e Gareth Southgatet zhgënjen.

Sonte anglezët luajtën pa gola, 0-0, ndaj Sllovenisë, rezultat që iu mjaftoi të dyjave këtyre shteteve që ta kalojnë fazën grupore.

Ndonëse pati pak më shumë raste për shënim sesa ndaj Danimarkës, edhe sonte Anglia nuk tregoi shumë, me momentet e vetme pozitive që vinin nga individët e talentuar, jo që kishte ndonjë plan konkret loje.

GRUPET EURO2024 - TABELAT

Gjithsesi, Anglia kalon grupin C si lidere, duke lënë pas vetes Danimarkën, që merr vendin e dytë falë faktit që një anëtar i stafit slloven ka një karton të verdhë, pasi që Danimarka e Sllovenia ishin plotësisht të barabarta me pikë, goldallim, gola të shënuar e kartonë të verdhë në fushë dhe rrjedhimisht, skuadra që vendoset mbi tjetrën u vendos nga një karton i një anëtari të stafit slloven.

Pra, Sllovenia e përfundon grupin e treta dhe arrin 1/8 e finales si një prej vendeve të treta më të mira.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani