Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEFASIA E KAMPIONATIT

Gjeorgjia debutuese kualifikohet në 1/8 e finales

Foto: uefa.com

Gjeorgjia debutuese kualifikohet në 1/8 e finales


26 June, 2024 @23:04

Duke e mposhtur Portugalinë, që luajti me ekip të dytë sonte, Gjeorgjia debutuese në EURO ka siguruar daljen në të tetën e finales së evropianit. Një arritje historike dhe e jashtëzakonshme për ekipin e drejtuar nga Willy Sagnol, me yllin e tyre në fushë Khvicha Kvaratskhelia.

Ky i fundit shënoi gol të shpejtë, duke tundur rrjetën e portugezëve veçse të kualifikuar në minutën e dytë të lojës, ndërsa në pjesë të dytë një gol tjetër nga penalltia, që e konvertoi Georges Mikautadze (57’) dha epilogun e takimit, 2-0! Mikautadze kishte asistuar edhe në golin e parë të Gjeorgjisë, kur nga topi i humbur në mes të fushës së portugezëve pasoi te Kvara për epërsinë fillestare.

REZULTATET, TABELA & ORARI

Rastet e Portugalisë ishin dukshëm më të mira, por ka qenë portieri Giorgi Mamardashvili që kreu detyrën në nivel të lartë.

Me fitore Gjeorgjia përfundoi në vend të tretë, ndërsa Portugalia që kishte siguruar vendin e parë nuk brengosej për rezultatet tjera në grup dhe kështu tash në të tetën e finales Gjeorgjia i del përballë Spanjës, derisa Portugalia luan me Slloveninë.

LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA: Khvicha Kvaratskhelia (GEO)


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani