GRUPI D: HOLANDA - AUSTRIA
Austria edhe sot shembullore, mbyllë grupin mbi Francën e Holandën
25 June, 2024 @19:57
Për të tretën ndeshje me radhë, Austria e Ralf Rangnickut ka dhuruar 90 minuta shembullor në çdo aspekt!
Dhe me plot meritë, kombëtarja austriake ka arritur ta mbyllë Grupin D në krye, mbi skuadra gjigande si Franca e Holanda.
Sot, Austria shënoi fitore 2-3 ndaj Holandës, për ta lënë këtë të fundit ta kalojë grupin nga vendi i tretë, e barazimi i Francës në ndeshjen ndaj Polonisë ka bërë që Grupin D si lidere ta kalojë Austria.
Një autogol i Malen (6’) dhe dy gola të shënuar nga Schmid dhe Sabitzer u listuan në listën e shënuesve të Austrisë sot, e te Holanda golat i gjetën Gakpo dhe Depay, pamjaftueshëm për ta shmangur humbjen.
Në 1/8 e finales Austria luan me vendin e dytë të Grupit F, kurse Holanda mund të ketë përballë disa kundërshtarë, duke qenë se kundërshtarët e mundshëm të vendeve të treta nuk janë ende plotësisht të përcaktuar deri në këtë moment.