Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TABELA E DISIPLINËS PAS FAZËS GRUPORE

Shqipëria ekipi me më së paku faula të shkaktuara në EURO 2024!

Foto: FSHF

Shqipëria ekipi me më së paku faula të shkaktuara në EURO 2024!


27 June, 2024 @11:41

UEFA ka përditësuar faqen e saj që llogarit pjesën disiciplinare të ndeshjeve të fazës grupore, pas përfundimit të saj mbrëmë. Në tabelën ku shihen faulat e shkaktuara ndaj ekipit, kartonët e verdhe e të kuq Shqipëria duket të jetë ekipi më fair-play i kampionatit me më së paku faulime të shkaktuara ndaj kundërshtarëve.

Kujtojmë, Shqipëria ka qenë në Grupin B të EURO 2024 që është emëruar si grup i vdekjes për shkak të shteteve të forta në futboll që shorti i vendosi aty: Spanja, Italia dhe Kroacia. Shqipëria u eliminua nga EURO 2024 si vendi i fundit i këtij grupi, me një pikë të fituar, pas barazimit të vonshëm ndaj Kroacisë.

Përndryshe, në tabelën e UEFA-së me ekipet pjesëmarrëse në EURO 2024 ekipi me më së shumti faule të shkaktuara është Austria me 49 të tilla, përcjellë nga Spanja e Kroacia me 46. Shqipëria në tabelë është e fundit, me më së paku faula të shkaktuara në tre ndeshje, vetëm 24, sa ka edhe Anglia.

Përndryshe, Shqipëria ka mbyllë kampionatin evropian “Gjermania 2024” me 24 faula të shkaktuara ndaj kundërshtarëve, 36 të faula të bërë nga kundërshtarët ndaj lojtarëve të Shqipërisë, shtatë kartonë të verdhë në këto tre ndeshje dhe pa asnjë karton të kuq.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani