Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: DANIMARKA - SERBIA

Danimarka e dyta në Grupin C, e pret Gjermania

Danimarka e dyta në Grupin C, e pret Gjermania


25 June, 2024 @23:06

Barazimi pa gola në Mynih ndaj Serbisë dhe fakti që një anëtar i stafit të Sllovenisë mori një karton të verdhë në njërën prej 3 ndeshjeve të Sllovenisë, bënë që Danimarka ta kalojë Grupin C nga vendi i dytë.

Duke qenë me pikë, goldallim, gola të shënuar e karton të verdhë barabartë me Slloveninë, Danimarka do të renditet mbi sllovenët falë një kartoni të verdhë që anëtari i stafit slloven ka, e kjo pozitë bën që Danimarka në 1/8 e finales të takohet me Gjermaninë vendase.

GRUPET EURO2024 - TABELAT

Në takimin e fundit të grupit, danezët luajtën me mjaft përvojë, duke qenë në kontrollë dhe duke marrë aq sa patën nevojë. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.

Qëllimi final u arrit dhe Danimarkën do ta shohim në 1/8 e finales, e nga ky grup aty do ta shohim edhe Anglinë e Slloveninë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani