Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI DRAMATIK ME FITUES - RUMANINË!

Rumania fiton grupin e barabartë!

Foto: uefa.com

Rumania fiton grupin e barabartë!


26 June, 2024 @20:10

Me një barazim 1-1 ndaj Sllovakisë, Rumania ka dalë fituese e Grupit E në kuadër të EURO 2024 - në grupin që doli të jetë më interesanti. Goli i sllovakëve me Ondrej Dudën (24’) u neutralizua nga një penallti e rumunëve të shënuar nga Razvan Marin (37’) për të marrë të dyja ekipet nga një pikë.

Para ndeshjeve të fundit, Belgjika, Rumania, Sllovakia e Ukraina kishin nga 3 pikë. Sot në të dyja ndeshjet kishe barazim dhe skuadrat kryen grupin me katër pikë - dhe vetëm falë goldallimit renditja përfundimtare shkoi me Rumaninë fituese të grupit, Belgjikën ndjekëse, Sllovakia si e treta më e mirë dhe Ukraina e eliminuar.

REZULTATET, ORARI & TABELAT

Arritje e madhe për Rumaninë, që është kundërshtare e Kosovës në Ligë të Kombeve, ndërsa ka qenë edhe rivale në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024. Rumunët për herë të parë sigurojnë kalimin tutje në EURO si fitues të grupit, pasi që në xhiron e parë me fitore të thellë ndaj Ukrainës (3-0, më e thella e tyre në EURO) siguruan goldallimin për triumf.

LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES NGA UEFA: Stanislav Lobotka (SVK)
Shpjegimi: Kontrolloi mesfushën


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani