PA GOLA, BELGJIKA TASH KA PUNË ME FRANCËN
Belgjika s’arrin fitore dhe tash e pret Franca, Ukraina në histori për eliminim
26 June, 2024 @20:19
Belgjika ka arritur të tetën e finales së EURO 2024 duke përfunduar e dyta në grupin e barabartë të EUROs, që në anën tjetër bëri Ukrainën ekipin e parë që eliminohet nga EURO-ja me katër pikë të mbledhura në grup!
Para ndeshjeve të fundit, Belgjika, Rumania, Sllovakia e Ukraina kishin nga 3 pikë. Sot në të dyja ndeshjet kishe barazim dhe skuadrat kryen grupin me katër pikë - dhe vetëm falë goldallimit renditja përfundimtare shkoi me Rumaninë fituese të grupit, Belgjikën ndjekëse, Sllovakia si e treta më e mirë dhe Ukraina e eliminuar.
Kevin De Bruyne shkëlqeu në mesfushë për Belgjikën, por i gjithë mundi i tij shkoi kot, pasi që sulmi nuk kryente detyrën finale, për të gjetur rrjetën e portës së kundërshtarit! Sidoqoftë, për shkak të goldallimit të mirë, Belgjikës i konvenoi edhe barazimi.
Në anën tjetër, Ukraina plotësisht e pafat! Me katër pikë përfundon në pozitë të fundit dhe eliminohet nga evropiani për shkak të goldallimit negativ, të cilën e mblodhi nga ndeshja e parë - nga Rumania 3-0! Dy raste shumë të mira të ukrinasve janë regjistruar, derisa te njëra Dovbyk e te tjetra në kundërsulm të organizuar në pjesë të parë, topin për pak s’e futi në rrjetë Yaremchuk.
Në fund, 0-0!
Belgjika nuk arriti vendin e parë për t’iu shmangur Francës në tetën e finales, ndërsa Ukraina shkon në shtëpi - duke u futur në histori - si ekipi i parë që me 4 pikë eliminohet nga EURO-ja.
LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES NGA UEFA: Kevin de Bruyne (BEL)
Shpjegimi: Kontrolloi ndeshjen