Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A: SKOCIA - ZVICRA

Eurogol nga Shaqiri, Zvicra me një këmbë në 1/8 e finales

FOTO / UEFA

Eurogol nga Shaqiri, Zvicra me një këmbë në 1/8 e finales


19 June, 2024 @22:45

Skocia e Zvicra barazuan në ndeshjen e fundit të ditës së sotme me rezultat 1-1.

Në minutën e 13’ të ndeshjes, Skocia kaloi në epërsi me Scott McTominay, derisa në minutën e 26’, Xherdan Shaqiri ka shënuar një eurogol për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes ka shënuar Breel Embolo, derisa goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

TABELA AKTUALE / GRUPET EURO 2024

Zvicra aktualisht ka 4 pikë dhe është shumë afër kualifikimit në 1/8 e finales, derisa Skocia e regjistroi pikën e parë në EURO 2024.

Në ndeshjen e fundit të Grupit, Zvicra takohet me Gjermaninë, kurse Skocia me Hungarinë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani