GRUPI F: TURQIA - GJEORGJIA
2 super gola, Turqia starton me fitore, Gjeorgjia debuton me humbje
18 June, 2024 @19:43
Me dy super gola të shënuar, Turqia e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3-1.
Fillimisht Mert Muldur shënoi për 1-0, më pas 3 minuta më vonë Turqia e dyfishoi epërsinë me sulmuesin e Juventusit, Kenan Yildiz, por goli i tij u anulua nga VAR, për shkak të pozitës jashtë loje.
Në minutën e 32’ Gjeorgjia e barazoi rezultatin me Georges Mikautadze, që ishte goli historik, pasi që ky ishte debutimi i Gjeorgjisë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 65’, shënoi talenti i Real Madridit, Arda Guler, një super gol për ta kaluar në epërsi skuadrën e tij.
Gjeorgjia në minutat shtesë doli edhe me portier të shënonte gol, por pas një kundersulmi Turqia shënoi me Kerem Akturkoglun për 3-1.
TABELA AKTUALE / GRUPET EURO 2024
Turqia në ndeshjen e dytë do të përballet me Portugalinë, derisa Gjerorgjia me Çekinë.