Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D: POLONIA - AUSTRIA

Fitore e madhe e Austrisë, shton dukshëm gjasat për kalim të grupit

Foto: UEFA

Fitore e madhe e Austrisë, shton dukshëm gjasat për kalim të grupit


21 June, 2024 @19:55

Paraqitje fantastike dhe fitore me plot meritë e Austrisë ndaj Polonisë në Grupin D.

Përfaqësuesen polake Austria e mposhti me rezultat 1-3, takim i cili u dominua plotësisht nga austriakët dhe fitorja lehtë mund të ishte edhe më e thellë.

Trauner 9’, Baumgartner 64’ dhe Arnautovic (P) 78’ shënuan për Austrinë në këtë takim, e golin e vetëm të polakëve e shënoi Piatek në minutën e 30’.

Kështu, Austria me 3 pikë pas 2 ndeshjeve shton bindshëm gjasat për kualifikim në 1/8 e finales, të paktën nga vendi i tretë, e Polonia mbetet akoma pa pikë në këtë kampionat evropian dhe gjasat për kalim të grupeve tashmë i ka tejet të vogla, për të mos thënë 0.

EURO2024 - TABELAT E GRUPEVE

Kujtojmë që Austria e Ralf Rangnickut luajti mjaft mirë edhe në ndeshjen e parë ndaj Francës, por aty cilësia franceze ishte një shkallë më lart dhe austriakët u detyruan të pajtohen me humbje minimale.

Ndeshjen e fundit të grupit Austria e luan ndaj Holandës, kurse Polonia takohet me Francën. Këto dy ndeshje luhen më 25 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani